Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi udhëton në Hagë


Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.

Sipas njoftimit për media të Zyrës për komunikim Publik të Qeverisë, gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës.

Ai gjithashtu thuhet se do të vizitojë edhe Këshillin Ekonomik dhe Social.