10 persona humbin jetën nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 10 persona kanë vdekur.

Kështu është bërë e ditur në bilancin e fundit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shënuar 162 raste të reja me koronavirus, dhe janë shëruar 220 pacientë.