127 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 127 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 24 pacientë janë në gjendje të rëndë, 87 në oksigjeno terapi dhe katër në respirator.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë.

Nga personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 32 persona, prej tyre nëntë mjek, 12 infermierë dhe 11 të shërbimeve administrative dhe teknike.