152 raste të reja me COVID-19

152 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 5.474 mostra të testuara.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

MSH-ja ka bërë të ditur se 20 qytetarë janë shëruar duke çuar numrin e përgjithshëm në 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.