158 pacientë me koronavirus të shtrirë në spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 158 persona.

65 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ky Shërbim thuhet se 102 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në saje të raportit për datën 31 maj 2021, po trajtohen 158 pacientë.

Nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:4 pacientë janë në gjendje të rënduar32 janë të konfirmuar me Sars Cov-269 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë: 33 të konfirmuar pozitivë33 me oksigjeno-terapi.1 në gjendje të rëndë Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë Spitali i Gjakovës, 10 pacientë Spitali i Pejës, 18 pacientë Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë