20 pacientë të konfirmuar me koronavirus në spitale

20 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit, në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në Klinikë Infektive po trajtohen 28 pacientë dhe në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 5 pacientë.

Ndërkaq në Spitalin e Gjilanit po trajtohen katër pacientë, po aq po trajtohen edhe në Spitalin e Pejës. Ndërkaq në Spitalin e Ferizajt po trajtohen tre pacientë dhe në të Gjakovës një.