20 të lënduar pas aksidentimit të një autobusi kosovar në Austri

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është aksidentuar në Austri, ka raportuar agjencia austriake e lajmeve APA të enjten.

Në këtë aksident në orët e hershme të së enjtes janë lënduar afro 20 persona, prej tyre tre më rëndë. Nuk raportohet për të vdekur.

Nga pamjet shihet se bëhet fjalë për autobus të firmës “Armend Tours”.

Autobusi është aksidentuar në autostradë në afërsi të Eugendorf.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ndihma e parë dhe zjarrfikësit.

“Aktualisht kemi informata për tre të lënduar rëndë dhe 16 lehtë. Nuk kemi njoftim për ndonjë viktimë”, ka thënë zëdhënësi i Kryqit të Kuq në Austri, Robert Thanner.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Autobusi me 50 pasagjerë është përplasur për një rrethojë të petonit.