20 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 764 raste me koronavirus nga 2,714 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda një dite e humbën jetën edhe 20 qytetarë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore 764
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 659
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 2714

Testime totale 469,499
Raste pozitive 107,931
Raste të shëruara 70,413
Raste Aktive 35,702
Humbje jete 1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22974
Fier 2621
Vlorë 1765
Durrës 1651
Shkodër 1367
Gjirokastër 1115
Elbasan 943
Korçë 880
Berat 871
Lezhë 792
Dibër 372
Kukës 351