216 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 216 raste të reja, ndërkaq asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.537 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 17 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 251 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 327,369, ndërsa i të vdekurve është 3,581.