29.5% e popullësisë në Maqedoni të Veriut janë shqiptarë

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 29.5 për qind shqiptarë, prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë, ka konfirmuar Enti Shtetëror për Statistika pas procesit të regjistrim të popullsisë.

“Popullsia e regjistruar është 2.097.319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1.836.713 qytetarë, ndërsa 206.606 janë jorezidentë”, ka thënë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simonovski.

Në shifra i bie që nga gati 2.1 milionë banorët e regjistruar në Maqedoni, gati 620 mijë prej tyre janë shqiptarë.

54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 3.98 për qind turq, 2.36 romë, 1.18 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Ndërsa si rezidentë janë 24.3 për qind shqiptarë, 58.44 janë maqedonas, 3.86 turq, 2.53% romë, 0.47% vllehë, 1.3% serbë dhe 0.87% boshnjakë.

Maqedonia e Veriut pati realizuar regjistrimin e popullsisë edhe në vitin 2011, por u ndërpre për shkak se anëtarët e Komisionit të Regjistrimit ishin dorëhequr. Deri tash ka vlejtur regjistrimi i vitit 2002. Sipas atij regjistrimi, shqiptarët zinin 30.17 për qind të popullatës.