3-vjeçarja që ra nga kati i shtatë në Durrës, jashtë rrezikut për jetë

Vajza 3-vjeçare që ra nga kati i shtatë i një ndërtese në plazhin e Durrësit të martën në mbrëmje është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëvë, raporton “TCH”.

3-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë, ku vazhdon të trajtohet për shkak të dëmtimeve të marra. Sipas policisë, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i ndërtesës.

Fatmirësisht, tenda e një dyqani në katin e parë të ndërtesës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime.