311 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Po vazhdonë aksioni i policisë nëpër terren, ndaj personave që nuk respektojnë masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 311 gjoba.

Ndërkohë në anën tjetër po vazhdojnë të na shoqërojnë masat e miratuara nga Qeveria, përkundër faktit që janë ulur numri i viktimave dhe i rasteve positive me COVID.

Gjithashtu janë shprehur pakënaqësi edhe nga ana e Shoqatës së Gastronomëve rreth orarit të shkurtër të gastonomisë.