345 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total janë 345 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Të hënën janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

MSH njofton se deri më tani 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.