44 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

44 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 904 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

19 raste të reja rezultojnë në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnj ë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar, Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 260 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,975 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.