48 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 48 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 3 raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë humbje jete nga ky virus.

Janë shëruar edhe 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 268 mijë e 796.