53 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës (UP) sot shënon përvjetorin e 53-t të themelimit. Në kuadër të kësaj date, UP-ja do të organizojë ceremoni solemne.

E aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ceremonia fillon në ora 13:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare.

Universiteti i Prishtinës ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare për çlirim, organizimin studentor dhe krijimin e elitave intelektuale që kanë ndihmuar në procesin e çlirimit dhe pavarësisë.