67 pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të mërkurën, se bazuar në raportimet nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 67 pacientë janë në trajtim nga COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy vdekje si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është 1.562.