Kapen armë dhe municion në Prevallë, një person i arrestuar

Policia e Kosovës ka konfiskuar municion armësh të martën në Prevallë.

Siç mëson Gazeta Express nga burimet e saja, aty është konfiskuar arma e llojit AK-47, karikator, dylbi etj.

Për këtë rast policia ka arrestuar personin me inicialet K.K.

Gazeta Express ka siguruar edhe pamje të armëve të konfiskuara.