Sunny Hill Festival

8100 lindje gjatë vitit 2023 në QKUK, prej tyre 250 binjakë dhe 11 trinjakë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ndër repartet më të rëndësishme është ai i lehonave në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, ku çdo ditë trajton sëmundjet e grave si dhe lehona që presin fëmijët e tyre të vinë në jetë.

Në çdo fund vit përgjatë kësaj periudhe kohore rifreskohen statistikat e lindjeve.

Që nga paslufta e fundit në Kosovë, në vazhdimësi ka pasur ulje sa i përket numrit të lindjeve në Spitalin e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, për ATV-në tregoi statistikat e lindjeve për vitin 2023.

“Gjatë vitit 2023, në klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë janë kryer gjithsej 8 mijë e 100 lindje, prej tyre me prerje cezariane janë 3 mijë e 10, lindje me binjak janë 225, lindje me trinjakë janë 11 lindje. Për numrin e gjithmbarshëm, meshkuj janë 4 mijë 80, ndërsa femra 4 mijë 20”, tregoi Ndrejaj.