Dashi – Afërdita rikthehet në shenjën tuaj kështu që do të rifitoni fuqinë. Jeni gati për të qenë më proaktivë në marrëdhëniet tuaja dhe të vazhdoni përpara me më shumë mirësi e sinqeritet. Do të doni të ndani më shumëë gjëra. Çfarëdo qoftë, lidhje apo shoqëri, mos kini frikë të shprehni atë që keni nevojë dhe do të shihni si kjo marrëdhënie do të lulëzojë.
Demi – Jeni gati të shihni parimet që po kufizojnë lumturinë në marrëdhëniet tuaja, sidomos në atë me veten. Mos ndoshta jeni kapur pas modeleve të vjetra që pengojnë dashurinë ose ju lënë në hije? Afërdita po ju inkurajon që të çliroheni. Të doni veten nuk është egoizëm, por themel për marrëdhënie më të lumtura e të shëndetshme.
Binjakët – Ana juaj sociale është shumë e fuqishme dhe do të doni të bëni miq të rinj, të krijoni kontakte për punë apo të zbuloni interesa të reja. Afërdita në Dash do ju bëjë më joshës dhe do ju kthejë në një magnet. Kontaktet e duhura nuk do të bien nga qielli, por do të jeni ju që do t’i kërkoni.
Gaforrja – Jeni përpara një rritjeje në karrierë dhe një dere me mundësi premtuese. Mos e nënvlerësoni një bisedë të zakonshme sepse mund të jetë domethënësee. Një romancë me dikë në sferën tuaj mund të ndizet. Afërdita ju ndihmon të shkrini punën me kënaqësinë, ndaj shijojeni!
Luani – Do të keni dëshirë për një udhëtim, por fokusi janë marrëdhëniet ku do të doni të kaloni mirë. Edhe nëse keni disa pakënaqësi, një udhëtim mund t’i zgjidhë përmes së qeshurës. Do të shihni se shërimi vjen kur i pranoni të tjerët siç janë.
Virgjëresha – Është momenti të flisni me takt dhe hapur. Nëse ka pasur diçka të pashfaqur në punë apo marrëdhënie, keni mundësinë të qartësoni gjërat. Sinqeriteti juaj s’ka pse të dhembë. Të qenët i drejtpërdrejtë do të hapë rrugën e progresit, shërimit dhe një dinamike të re.
Peshorja – Një marrëdhënie që ju duket se është ftohur do të lulëzojë sërish. Tensionet do të veniten dhe shkëndijat do të rindizen. Do të keni mundësinë të rifitoni atë që mendonit se e kishit humbur.
Akrepi – Keni entuziazmin për t’u lidhur me njerëz që kanë interesa të përbashkëta me ju. Do të doni të njihni njerëz që kujdesen për veten dhe ju lënë hapësirë që të zhyteni në këtë ‘llastim’. Afërdita ju inkurajon që të gjeni të ngjashmit tuaj.
Shigjetari – Një romancë mund të rifitojë ritmin që ju dukej se kisht rënë. Nuk ka rëndësi sa kohë keni bashkë, ndjenjat do të vërshojnë sërish. Afërdita sjell pasion e kënaqësi, ndaj kushtojini kohë një hobi që ju apasionon.
Bricjapi – Kozmosi po ju jep dritën e gjelbër që të rregulloni marrëdhëniet e vjetra dhe lidhjet familjare. Nëse keni pasur tensione, është momenti të zbusni tonin dhe të hapni dyert. Një fjalë e ngrohtë apo thjesht prezenca mund të bëjnë ndryshimin. S’ka pse të rregulloni gjithçka në moment, por mund të bëni hapin e parë.
Ujori – Venusi rikthehet në Dash dhe bashkë me të edhe fuqia juaj për të bindur të tjerët. Ndoshta mund të mbyllni një negociatë që kishte ngecur. Fjalët tuaja do të përmbajnë ngrohtësi dhe synim duke e bërë të lehtë të thoni atë që duhet.
Peshqit – Një blerje e vonuar apo një përvojë më në fund bëhet e arritshme. Tani mund të shijoni diçka përtë cilën keni kursyer apo pritur. Bëjeni duke e ditur se më në fund është koha e duhur. Afërdita në Dash sjell gëzim për paratë që do të shpenzoni.