Sunny Hill Festival

Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet traktoristi

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, në afërsi të Aerportit “Adem Jashari”.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një traktor.

Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë komandanti i Njësisë së Autostradës në PK, Ismajl Fejzullahu.

“Po, ka ndodhur një aksident mes një kamionit dhe një traktorit. Lëndime ka pësuar traktoristi. Janë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë. Tani rruga është e lire për qarkullim”, deklaroi ai për Klankosova.tv.