Sunny Hill Festival

Horoskopi, 26 qershor 2025

Dashi – Mos u fokusoni vetëm tek pamja, rëndësi ka thelbi. Ajo që ju nevojitet është dikush që ju kupton dhe ju mbështet realisht. Jeni në kërkim të ndjenjës së plotë dhe dëshironi siguri emocionale. Beqarët, mbani sytë hapur: Kupidoni sot ka shumë shigjeta për të hedhur!Me Saturnin në krah, dita nis mbarë. Do të ndiheni më të përfshirë dhe më të qartë në vendimet që merrni. Hapen mundësi për bashkëpunime të reja.

Demi – Do tw rishikoni marrëdhëniet që s’ju bëjnë më të lumtur. Nëse keni ndjesinë se diçka mungon, është koha të reflektoni. Beqarët kanë shumë gjasa të takojnë dikë që do t’u trazojë zemrën.Nw punw shmangni vendimet e nxituara. Prisni kohën e duhur për të vepruar.

Binjakët – Shkëndijat mes jush dhe partnerit janë të dukshme, intimiteti është në qendër të vëmendjes. Beqarët mund të përjetojnë një lidhje që nis me mirëkuptim të thellë dhe premton shumë.Mërkuri në shenjën tuaj ju ndihmon të qartësoni mendimet dhe t’i përqendroni energjitë drejt objektivave që i keni lënë pezull.

Gaforrja – Mos lejoni që qetësia e arritur të bëhet vetëkënaqësi. Ruan gjithmonë atë që ke ndërtuar me përkushtim. Beqarët janë plot sharm, sot do të ndihen në qendër të vëmendjes!Një fillim paksa i ngadaltë i ditës, por me pak organizim dhe fokus, do e riktheni ritmin. Merreni seriozisht, por pa stres.

Luani – Ndiheni në një udhëkryq emocional? Është koha për të vendosur, pa vonesa. Hëna dhe Venera nuk janë në anën tuaj sot, ndaj ruani qetësinë. Beqarët, mos u përmbani, nëse ndjeni diçka, tregojeni!Një ditë e qetë në punë, megjithëse me disa dilema rreth investimeve. Jeni të vetëdijshëm për rrezikun dhe do dini të silleni me mençuri.

Virgjëresha – Gjërat po shkojnë mirë, por kini kujdes të mos shpërqendroheni nga detaje të kota. Çiftet mund të përballen me ndryshime të vogla në plane. Për beqarët, yjet premtojnë njohje të reja, ndoshta edhe të paharrueshme.Puna ecën me vrull, një ditë pozitive, ku do të ndiheni të frymëzuar dhe produktivë. Vazhdoni me këtë ritëm.

Peshorja – Një klimë e ngrohtë mbretëron në marrëdhëniet afatgjata, ideale për të planifikuar hapa të rëndësishëm si bashkëjetesa apo fejesa. Beqarët kanë fatin me vete: mund të takojnë dikë që u ngjall ndjesi të thella.Ende ndjeni presion nga konkurrenca, por shumë shpejt do filloni rikuperimin. Rezultatet janë pranë.

Akrepi – Disa luhatje në humorin tuaj mund të krijojnë tension, por nëse dashuria është e thellë, gjithçka zgjidhet shpejt. Për çiftet e reja, pasioni është i zjarrtë. Beqarët që s’duan angazhime, do e shijojnë ditën në mënyrën e tyre.Me ndihmën e Mërkurit, po rifitoni energjinë. Jeni afër rezultateve që keni pritur – mos u dorëzoni tani!

Shigjetari – Harmonia është rikthyer mes çifteve, komunikimi është i sinqertë dhe besimi rritet. Disa tensione familjare mund ta tronditin pak ritmin. Për beqarët, priten njohje të reja interesante dhe shkëndija të papritura. Dita sjell zhvillime pozitive në projekte, po shkoni drejt realizimit të qëllimeve me hapa të sigurt.

Bricjapi – Një ditë me emocione të përziera, çiftet mund të përballen me dyshime ose tundime. Beqarët janë magnet për vëmendje, ndaj prisni surpriza romantike!Sot do të keni vetëbesim dhe qartësi për të marrë vendime të rëndësishme. Fati është me ju mos e humbni rastin.

Ujori – Ndiheni të pavendosur në dashuri? Dyshimet tuaja mund të shkaktojnë tension me partnerin. Kujdes me fjalët. Lajm i mirë për beqarët: shumë shpejt do të vijë dikush që ju lë pa fjalë.Po prisni një përgjigje apo mundësi të re, pak durim dhe ajo do të vijë. Dhe kur të vijë, do të jetë me vlerë.

Peshqit – Disa keqkuptime të vogla mund t’ju prishin ritmin, por do të zgjidhen lehtë me pak mirëkuptim. Pastroni ajrin dhe dashuria do të lulëzojë sërish. Beqarët janë pranë një takimi që mund të ndryshojë gjithçka.Ditë pak e luhatshme, por me pak durim, energjia e duhur do të rikthehet. Së shpejti do të shfaqen mundësi të reja për bashkëpunim.