Sunny Hill Festival

Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Fadil Nura e Besim Ilazi jashtë listës së kandidatëve për kryetar komunash

Partia Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhje lokale të 12 tetorit.

Ajo që bie në sy është se në Drenas, PDK ka marrë vendim që të mos garojë me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin, por me Petrit Hajdarin.

Në njoftimin e PDK-së, kandidat për kryetar të Skenderajt nuk do të jetë më as Fadil Nura, por do të garojnë me Sami Lushtakun.

Kurse, për sa u përket dy komunave veriore, PDK i ka kandiduar dy kryetarët aktualë, Izmir Zeqirin për Zubin Potok dhe Ilir Pecin për Zveçan.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim u tha se PDK-ja do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për kuvendin komunal, kurse në Graçanicë do të garojë në një listë të përbashkët me të gjitha partitë e tjera shqiptare.

Më poshtë i gjeni të gjitha kandidaturat e PDK-së për zgjedhje komunale:

1. Prishtinë – Uran Ismaili 2. Ferizaj – Agim Aliu 3. Prizren – Shaqir Totaj 4. Mitrovicë – Arian Tahiri 5. Vushtrri – Ferit Idrizi 6. Skenderaj – Sami Lushtaku 7. Drenas – Petrit Hajdari 8. Kaçanik – Sabedin Vishi 9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi 10. Gjilan – Riad Rashiti 11. Pejë – Arta Nallbani 12. Gjakovë – Ervin Shabani 13. Klinë – Sokol Bashota 14. Lipjan – Shukri Buja 15. Shtime – Përparim Ramusa 16. Dragash – Shaban Shabani 17. Malishevë – Gëzim Krasniqi 18. Rahovec – Edon Cana 19. Suharekë – Dardan Berisha 20. Podujevë – Isak Shabani 21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava 22. Kamenicë – Jona Arifi 23. Viti – Bekim Azizi 24. Istog – Ali Nimanaj 25. Deçan – Korab Mushkolaj 26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri 27. Zveçan – Ilir Peci 28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza 29. Leposaviq – Shaqir Hetemi 30. Shtërpcë – Garip Sahiti 31. Novobërdë – Selatin Nuhiu