Sot në Kosovë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Siç parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius, shkruan Gazeta Stop.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në tre metër për sekond.