Korriku 2025 ka hyrë në histori si muaji më i nxehtë që ka përjetuar ndonjëherë Kosova! Klinë – 42.4°C dhe Han i Elezit – 42.3°C, duke thyer rekordin 38-vjeçar të vitit 1987, kur Prizreni kishte shënuar “vetëm” 40.8°C.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo nuk është thjesht një valë e të nxehtit – është një alarm i madh për të ardhmen. Ngrohja globale po e transformon klimën tonë, duke sjellë temperatura ekstreme, thatësira të gjata dhe reshje të rralla, por shkatërruese.
“Korriku 2025 është shembulli i qartë i një klime gjithnjë e më të paqëndrueshme, që rrezikon jetën dhe shëndetin e njerëzve”, paralajmëron IHMK.
🌡 Nëse ky trend vazhdon, vera e së ardhmes mund të mos jetë thjesht e nxehtë – por e padurueshme për të mbijetuar!