Në qytetin e Vushtrrisë, pak ditë para nisjes së zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetar komune u ulën në një kafe të përbashkët, duke dhënë një shembull të rrallë të qytetarisë politike në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi, i cili tha se Vushtrria është mbi çdo garë.
“Na ndajnë vetëm edhe pak orë nga nisja e fushatës. Këtë mëngjes në Vushtrri u takuam miqësisht me kundërkandidatët për kafe. Na pret një muaj plot aktivitete, por për ne mbetet detyrë e parë të përcjellim mesazhin e qytetarisë dhe të bëjmë një fushatë të ndershme. Vushtrria është mbi çdo garë. Faleminderit të gjithëve që pranuat ftesën. Na priftë e mbara”, tregoi ai.
Në garë për të drejtuar Komunën e Vushtrrisë janë kryetarit aktual Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mesut Ademi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Xhevahire Izmaku nga Nisma Socialdemokrate dhe kandidatin e pavarur Shaban Miftari.
Ndryshe, Vushtrria ka thënë shembuj të tillë edhe në të kaluarën.