Një aksident është shënuar të mërkurën në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku një autobus dhe një veturë u përplasën mes vete.
Ngjarja shkaktoi panik tek kalimtarët dhe udhëtarët, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Gazeta Stop.