PDK-ja po vijon fushatën për zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënvizoi se PDK-ja është amanet!
“Në PDK, partinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Jakup Krasniqit, askush nuk mundet me vendos kushte. PDK nuk është pronë e individëve – por është amanet!”, tha Krasniqi.
Kjo deklaratë u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Ramiz Lladrovcit, i cili kohët e fundit ka pasur deklarata publike që janë konsideruar si presion ndaj lidershipit të partisë lidhur me procesin zgjedhor në degën e Drenasit.