Sunny Hill Festival

Paradokse politike në Suharekë: Nga kritikë të brendshëm në kandidatë nën sigla të tjera

Paradokset politike nuk ndodhin vetëm në Mitrovicë, ku flitet për “bashkim” por mbahen zgjedhje të ndara për jugun dhe veriun. Një paradoks i ngjashëm po shfaqet edhe në Suharekë.

Figura qendrore të AAK-së, që për vite ishin pjesë e strukturave vendimmarrëse, sot garojnë nën siglat e LDK-së, VV-së apo Guxo – disa madje edhe fshehurazi. Ata që dje kishin mundësinë të sillnin ndryshime nga brenda, sot paraqiten si kritikë të ashpër të kryetarit aktual, duke premtuar gjëra që nuk i çuan përpara as vetë sa ishin në pozita.

“Ky është paradoksi më i madh politik: të kërkosh ndryshim vetëm pasi ke ndërruar logon, ndërkohë që synimi i vërtetë mbetet pushteti dhe një karrige më lart,” ka theksuar kandidati për asamblenë komunale nga AAK, Sedat Gashi.

Sipas tij, edhe partitë opozitare në Suharekë po shfaqen të sigurta se mund t’i fitojnë zgjedhjet, duke u mbështetur te ata që njëherë u dorëzuan pa hyrë fare në garë.

“Qytetarët tanë janë të mençur dhe i shohin këto lëvizje. Besimi nuk fitohet me slogane e as me ndërrime partish, por me sinqeritet dhe me vepra të dëshmuara,” ka shtuar Gashi, duke bërë thirrje për një qeverisje të qëndrueshme dhe me vizion.

Maratonomaku nuk u dorëzua – ai vazhdon maratonën!

🗳️ Voto AAK 174 – Bali Muharremaj
🗳️ Voto 174 AAK dhe nr. 29 – Sedat Gashi