Dashi – Nëse jeni në një lidhje, do kaloni shumë momente të lumtura gjatë kësaj dite. Të gjithë planetët do t’ju nxitin të tregoheni sa më të hapur dhe gati për të provuar emocione të reja. Beqarët do kenë papritur një takim, i cili, në vend t’iu emocionojë, do i bëjë të ndihen keq. Do e zbuloni vetë për çfarë bëhet fjalë. Në planin financiar, do e gjeni çelësin e suksesit.
Demi -Ata që kanë tashmë një lidhje do provojnë emocione edhe më të fuqishme gjatë kësaj dite. Gjithçka do të jetë më ndryshe nga më parë. Beqarët nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi në krah, sepse edhe ashtu si janë, ndihen për mrekulli. Në planin financiar, do mbizotërojë rregulli dhe ekuilibri gjatë gjithë kohës. Nuk pritet asnjë vështirësi.
Binjakët – Falë vizitës që do bëjë Venusi sot në jetën tuaj në çift, ambienti nuk do të jetë aspak i trishtuar. Do ruani një komunikim të mirë me partnerin dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë vetëm disa takime sipërfaqësore dhe nuk do njihen aq sa duhet me ndonjë person të caktuar. Buxhetit duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sa nuk ka qenë ende vonë.
Gaforrja – Të dashuruarit do kenë një ditë të këndshme dhe pa probleme. Do jeni të kënaqur, edhe pse jo të gjitha dëshirat partneri do mund t’ua plotësojë. Venusi do favorizojë takimet për beqarët, por ata duhet të tregohen të gatshëm për t’u njohur me sa më shumë persona. Gjithçka mund të ndryshojë nëse ata duan. Gjendja e të ardhurave do jetë aq e mirë sa mund të kryeni edhe investime.
Luani – Mos e acaroni partnerin tuaj sot, duke i kërkuar gjëra të pamundura apo duke e kritikuar për të gjitha gabimet që ai ka bërë në të shkuarën. Mundohuni të shihni drejt së ardhmes, sepse përndryshe do keni probleme. Beqarët duhet të jenë sa më realistë dhe të mos kërkojnë dashuri si nëpër libra. Sot do ketë veçse takime. Gjendja financiare do lërë për të dëshiruar.
Virgjëresha – Çiftet nuk do kenë një ditë të qëndrueshme dhe herë pas here mund të ndodhin debate e mosmarrëveshje. Mundohuni të mos merrni vendime ekstreme në gjaknxehtësi e sipër. Nëse jeni ende vetëm, keni çdo të drejtë të filloni aventura emocionuese, edhe sikur ato të zgjasin pak. Mundësitë do ekzistojnë. Për financat do kujdeseni më shumë se kurdoherë.
Peshorja -Ditë fantastike dhe e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni më mirë se kurrë më parë në krahët e të dashurit të zemrës. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjithë personave që do i joshin, sepse mund të lëndohen më pas. Financat do i menaxhoni me inteligjencë dhe maturi. Gjendja do jetë edhe më e mirë nga sa ju mendonit.
Akrepi – Me dëshirë dhe durim, mund ta kaloni fazën delikate që ka ekzistuar në jetën tuaj në çift. Gjithçka do jetë më ndryshe më vonë. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do jenë në humorin e duhur për t’i çuar ato më tej. Për financat, nuk do qaheni. Gjendja do jetë më e mirë sesa edhe ju vetë e kishit menduar. Përfitoni për të shlyer borxhet dhe për të bërë ndonjë investim me vlerë.
Shigjetari – Mos e ofendoni partnerin tuaj sot në sy të të tjerëve, sepse do keni debate të ashpra dhe mund të shkatërroni çdo gjë që keni ndërtuar deri më sot. As vetë nuk do dilnit mirë para të tjerëve. Beqarët do jenë shumë kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet që do realizojnë. Në planin financiar, priten disa vështirësi të vogla, prandaj duhet bërë shumë kujdes.
Bricjapi – Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për të marrë vendime të rëndësishme mbi jetën tuaj në çift. Do jeni të dy shumë të qartë për atë që doni të bëni në të ardhmen. Beqarëve më shumë gjasa do iu ndryshojë rrënjësisht jeta. Për financat do tregoni një kujdes të veçantë dhe do merrni masa para se gjendja të përkeqësohet. Bravo për maturinë dhe përkujdesin.
Ujori – Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë disi i ftohtë sot. Nuk do arrini të kuptoheni si duhet me partnerin dhe kjo do sjellë edhe mosmarrëveshje. Beqarët as sot nuk do jenë me fat, por yjet parashikojnë shumë shpejt ndryshime fantastike. Në planin financiar, mos kërkoni ta përmirësoni menjëherë gjendjen, por mundohuni fillimisht të vendosni ekuilibrin.
Peshqit – Asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Të dy do i dini pikat e dobëta të partnerit dhe do mundoheni me sa të mundeni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqarët nuk do realizojnë takimet e ëndërruara, por gjithsesi do ndodhë diçka e papritur që do ua ndryshojë të gjitha planet. Gjendja e të ardhurave do jetë e shkëlqyer.