Valon Murseli, kandidati me nr. 5 i PDK-së në Fushë Kosovë, merr mbështetje të madhe në lagjen Dardania

Kandidati për asamblenë komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Murseli, me numrin 5 në fletëvotim, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët gjatë një takimi me aktivistët e partisë në lagjen Dardania.

Para banorëve të kësaj lagjeje, Murseli ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit aktiv dhe të drejtë të interesave të qytetarëve në kuvendin komunal.

“Fokusi im do të jetë përmirësimi i kushteve të jetës për banorët e Fushë Kosovës, transparenca në vendimmarrje dhe angazhimi i plotë për zhvillimin e komunës sonë,” ka deklaruar ai gjatë takimit.

PDK në Fushë Kosovë në këto zgjedhje garon për kryetar komune me kandidatin Rrahim Tërnava, ndërsa kandidatura e Valon Murselit për kuvendin komunal po shihet si një prej më të mbështeturave në terren.

Më shume kliko:

https://www.facebook.com/share/r/19yzSZtNf1/?mibextid=wwXIfr