Përkrahje e jashtëzakonshme për kandidatin e Bali Muharremajt, Sedat Gashin në Suahrekë

Kandidati për Asamblenë Komunale të Suharekës, Sedat Gashi me numr 29, është pritur me mbështetje të madhe nga qytetarët në një takim miqësor, ku u theksua vendosmëria për të çuar përpara vizionin e tij dhe të kryetarit Bali Muharremaj.

Gashi shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët që në numër të madh iu bashkuan këtij takimi, duke treguar besim në programin dhe angazhimin e tij politik. Ai falënderoi gjithashtu edhe qindra të tjerë që, ndonëse nuk ishin fizikisht prezent, e kanë përshëndetur dhe përkrahur përmes telefonatave e mesazheve.

“Mbështetja e juaj është forca jonë. Kjo masë e madhe na jep shpresë, motiv dhe përgjegjësi që pas 12 tetorit të shërbejmë me nder, sinqeritet dhe punë të palodhshme për qytetin tonë. Besimi në numrin 29 është garanci për përfaqësim të denjë në Asamble,” tha Gashi.

Ai theksoi se bashkëpunimi i tij me kryetarin Bali Muharremaj është garanci për zhvillim të mëtejmë të Suharekës dhe u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë:

  • Numri 174 – Bali Muharremaj
  • Numri 29 – Sedat Gashi

“Bashkë do ta festojmë fitoren tonë pas 12 tetorit! Mbështetja juaj është forca ime,” u shpreh profesori Sedat Gashi, duke e mbyllur me shpresë dhe vendosmëri për fitore.