Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit zyrtare stërvitore, para përballjes së nesërme me Slloveninë në “Fadil Vokrri”.
FFK-ja thekson se përzgjedhësi Franco Foda, edhe në këtë seancë është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
“Atmosferë pozitive, përkushtim maksimal dhe besim i madh në fitore në kampin Dardan!”, thuhet në njoftim.
Nesër, me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e radhës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
Dardanët në Prishtinë do të jenë nikoqirë të Sllovenisë.