Moti sot me temperaturat deri në 15 gradë

Sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 e deri në katër gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 12 e deri në 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi një e deri në pesë metër për sekondë.