LDK-ja nuk e aprovon koalicionin e Xhafer Tahirit me VV-në në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se nuk e autorizuar asnjë koalicion lokal, pas marrëveshjes së arritur të hënën midis Xhafer Tahirit dhe Sylejman Mehollit të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion në Vushtrri.

Në reagimin e partisë thuhet se veprimet e Tahirit janë individuale dhe të papranueshme. 

“Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse”, thuhet në reagim.

Tutje është thënë se këto veprime do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka arritur marrëveshje për koalicion me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Sylejman Meholli për balotazhin e 9 nëntorit. 

Pa miratimin e partisë, Xhafer Tahiri lidh koalicion me VV-në në Vushtrri

Në balotazh në këtë komunë janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe LVV-ja.

Prezent në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë edhe kryetari i LVV-së Albin Kurti. 

Në një video të postuar nga portali Veriu.info, Tahiri pas nënshkrimit të marrëveshjes thotë se po u drejtohet në emër të tij dhe të kryesisë së LDK-së. 

“Ky koalicion, kjo marrëveshje nuk është kundër askujt, është marrëveshje për qytetin dhe për qytetarët e Vushtrrisë ekskluzivisht. Duke qenë një besimtar unë besoj që e mira duhet të kthehet me të mirë, në vitin 2017 Lëvizja vetëvendosje ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK-ja e kthen këtë mbështetje”, është shprehur Tahiri.  

Për marrëveshjen ka folur edhe Kurti. 

“Le të punojmë për çdo ditë që këtë marrëveshje për qeverisje e bëmë sot, ta realizojmë më bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli”, ka theksuar Kurti.  

Posa të ketë përgjigje teksti do të përditësohet.

Meholli në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka daltë i dyti me 30.77 për qind të votave, e Tahiri i treti më 19.81 për qind. 

Fitues në këtë komunën është Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës.