Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Sot do ndihesh plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi e mirë në punë ose në një projekt personal mund të të japë shtysën që ke kërkuar. Kujdes me fjalët, dikush mund t’i marrë gabim.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Dita sjell qetësi dhe stabilitet. Mund të marrësh një lajm të mirë financiar ose një kompliment që të ngroh zemrën. Në dashuri, mos u mbyll, shprehu më hapur.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Një ditë plot lëvizje dhe biseda. Do të kesh shumë për të bërë, por edhe shumë për të mësuar. Kujdes me përqendrimin, mos u shpërnda shumë në gjëra të vogla.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Sot do të ndihesh më emocional se zakonisht. Një kujtim ose një person nga e kaluara mund të rikthehet në mendje. Mos ki frikë të tregosh ndjenjat, dikush do të të kuptojë.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Energjia jote është në rritje! Nëse ke diçka për të promovuar apo për të treguar, sot është dita e duhur. Kujdes vetëm me arrogancën, modestia të bën edhe më tërheqës.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Një ditë ideale për të vendosur rregull në punët e tua. Do të ndihesh më produktiv se zakonisht. Mos harro pushimet e vogla, trupi yt ka nevojë për pak qetësi.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Sot mund të ketë një sqarim të rëndësishëm me dikë të afërt. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ndryshojë shumë.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Energjia e ditëlindjes tënde fillon të ndjehet! Do kesh më shumë vetëbesim dhe dëshirë për të filluar diçka të re. Kujdes vetëm me nxitimin, jo çdo gjë duhet të ndodhë menjëherë.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Dita sjell frymëzim dhe dëshirë për aventura. Mund të kesh një ide të re që ia vlen ta ndjekësh. Në dashuri, trego më shumë kujdes ndaj ndjenjave të tjetrit.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Koha për t’u përqendruar tek qëllimet afatgjata. Mos u zhgënje nëse rezultatet nuk vijnë menjëherë, çdo hap i vogël ka vlerë. Një mik mund të të ndihmojë me një këshillë të vlefshme.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Komunikimi është çelësi i ditës. Një takim ose bisedë e rastësishme mund të hapë një derë të re. Mos e nënvlerëso fuqinë e fjalës tënde, të tjerët të dëgjojnë me kujdes.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Sot ndjenjat janë të forta dhe intuita të udhëheq. Nëse diçka të duket “e gabuar”, ndoshta është. Beso instinktet e tua dhe mos e shty veten aty ku nuk ndihesh rehat.