Ministrat që Albin Kurti i la jashtë kabinetit të ri qeveritar

Gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar në Kuvend, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka përfshirë disa nga ministrat e deritashëm të Qeverisë së tij, shkruan Gazeta Stop.
Në listën e propozuar për Qeverinë “Kurti 3”, mungojnë emrat e Rozeta Hajdarit, Elbert Krasniqi, Arberie Nagavcit, Besnik Bislimitdhe Liburn Aliut – ky i fundit kishte dhënë dorëheqje më herët nga posti i Ministrit të Infrastrukturës.

Qeveria e propozuar nga Kurti ka pasur të përfshijë 19 ministri, ndërsa ndryshimet në përbërje u konsideruan si pjesë e një “ristrukturimi të nevojshëm”.
Megjithatë, kabineti i ri nuk arriti të marrë votëbesimin e Kuvendit, duke siguruar vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime – shumë më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash.

Ky zhvillim shënon dështimin e parë të Albin Kurtit për të formuar Qeverinë “Kurti 3”, ndërsa hap rrugën për një fazë të re kushtetuese, në të cilën Presidentja Vjosa Osmani pritet të ndërmarrë hapat e radhës për mandatarin e ardhshëm.