Moti sot me temperatura deri në 13 gradë

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes minus 2 dhe 0 gradë celsius, e maksimalet mes 10-13 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK-ja.