Sot dalin shtesat me rritje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot, shtesat do të dalin me rritje.

Në një postim në Facebook ka shkruar se nga kjo rritje do të përfitojnë 400  mijë fëmijë,

“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga sot fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%. Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra: – një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, do të marrë 60 euro; – një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, do të marrë 135 euro; një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, do të marrë 180 euro”, ka shkruar ai.

Në fund të muajit tetor, qeveria në detyrë miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, në vlerë rreth 4 miliardë eurosh.

Në buxhetin e ri, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti tha se është përfshirë edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e edhe rritja e shtesës në pagë, në bazë të përvojës së punës.

Krahas buxhetit për vitin 2026, ekzekutivi miratoi rritjen e pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, e edhe rriti për 50 për qind shtesat për fëmijë.