Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se shtesat për mbi 400 mijë fëmijë në të gjithë Kosovën tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, ndërsa gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë pagesat e reja në llogaritë e tyre bankare.
“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka deklaruar Murati.
Rritja e shtesave për fëmijë vjen si pjesë e politikave sociale të Qeverisë në detyrë, të cilat synojnë të lehtësojnë barrën ekonomike të familjeve dhe të rrisin mbështetjen për mirëqenien e fëmijëve.
Shtesat për fëmijë u prezantuan fillimisht në vitin 2022 dhe kanë ndryshuar disa herë. Para rritjes së tanishme prej 50%, ato ishin si më poshtë:
Shtesat pas rritjes (nga nëntori 2025):
Fëmijët 0–2 vjeç: 30 euro në muaj
Fëmijët 2–16 vjeç: 15 euro në muaj
Një nënë me dy fëmijë që më parë ka marrë 40 euro në muaj, tani merr 60 euro.
Një familje me katër fëmijë merr 180 euro në muaj.