Unifikimi i PDK-së në Drenicë, Hamza dhe Lladrovci tregojnë detaje: Nuk ka kushte, do të rrisim votën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin i Drenasit, Ramiz Lladroci, kanë dhënë detaje për unifikimin e kësaj partie në rajonin e Drenicës.

Ata kanë bërë me dije se nuk ka pasur asnjë kusht për këtë çështje.

Sipas tij, ky unifikim do ta maksimalizojë votën për PDK-në.

I pari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti synon që në Drenas t`i marrë mbi 20 mijë vota.

Në një intervistë për emisionin Rubikon, ai ka treguar efektet që do t`i ketë ky unifikim.

“Unë jam i bindur që do ta maksimalizojmë votën sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara që si Parti Demokratike të Kosovës i kemi fituar 20 mijë vota në Drenas, e pres këtë rezultat, ndoshta edhe me rritje. Nuk është e lehtë me u arritë, por do të ketë impakt edhe në gjitha komunat e tjera të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Kurse, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk ka pasur asnjë kusht për rikthimin në PDK-së.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka bërë me dije se ky unifikim do ta forcojë PDK-në.

“A do të jem në list, unë jam kryetar i zgjedhur për katër vjet me kurrgjë nuk e ndërroj pozitën e kryetarit nëse partisë i duhet emri jem me qenë në listë edhe me garu për deputet më ka në dispozicion, edhe nuk kam asnjë kush për atë”, është shprehur ai.

Lladrovci ka bërë me dije se qëllimi i vetëm në këto zgjedhje është rrëzimi i Albin Kurtit.

Ai i ka ftuar të gjithë anëtaret e PDK-së që të mobilizohen për këtë cështje.

“Ne kemi aq shumë kohë, nuk ka aq kohë Hamza me bisedu kaq tema ne detaje, sepse atij i duhet me punu shumë. Edhe në Amerikë ka ftesë, nga zëvendësndihmës sekretarin amerikan qe për pesë vjet se ka pasur rastin kryeministri ynë, ku besoj atje do të shkojë. Dehet me i ndihmu tanë Bedri Hamzës për me mbërri qëllimin tonë final me rrëzu Albin Kurti prej qeverisjes”, ka deklaruar ai.