Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i vranët, por me intervale kohore me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin deri në –6°C, ndërsa ato maksimale parashikohen të arrijnë nga 5 deri në 8°C, raporton Gazeta Stop.
Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.