Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Lagjen Mati, në afërsi të xhamisë me dy minare.
Sipas informacioneve fillestare, ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po u ofron ndihmën mjekësore personave të lënduar.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të dalin me detaje shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të këmbësorëve dhe shkaqet e ngjarjes.