Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po zhvillohet një garë e fortë për sigurimin e një mandati deputeti në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i deritanishëm i votave, në këtë garë janë të përfshirë Fadil Hadergjonaj, Arben Gashi, Gezim Hazrolli dhe Paris Guri, të cilët ndodhen me një diferencë të vogël votash mes vete.
Burime nga procesi i numërimit bëjnë të ditur se dallimet mes kandidatëve janë minimale, duke e bërë rezultatin përfundimtar ende të paqartë.
Duhet theksuar se ende nuk janë numëruar të gjitha votat, përfshirë ato nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, çka nënkupton se renditja aktuale mund të ndryshojë.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të plotë të procesit të numërimit. Gazeta Stop do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.