Gjatë ditës së martë në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 2 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.