Xhavit Haliti

Rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim

Kaçaniku është një nga 10 komunat ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e plotë të votave për kandidatët për deputetë. Rinumërimi në këtë komunë ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi votat fillimisht ishin numëruar në Qendrën Komunale të Numërimit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar dallime mes numërimit fillestar dhe rinumërimit. Nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit i kanë rezultuar 44 vota më pak, Glauk Konjufcës 20 më pak, ndërsa Jeton Rakës 78 vota më pak. Nita Shehut i janë shtuar 7 vota, ndërsa Rufki Sumës i kanë dalë 7 më pak.

Në radhët e PDK-së, Kosovare Murselit i kanë rezultuar 100 vota më pak, Besim Ilazit 53 më pak, ndërsa Lulzim Aliut 23 vota më shumë. Po ashtu, Elmi Reçicës i janë shtuar 24 vota dhe Përparim Grudës 23. Nga LDK-ja, Paris Gurit i kanë dalë 11 vota më shumë, ndërsa nga AAK-ja, Hafize Sallahit 15 vota më pak dhe Daut Haradinajt 9 më shumë.

KQZ ka njoftuar se rinumërimi i votave po zhvillohet në gjithsej 36% të vendvotimeve në nivel vendi, proces që pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë. Sipas këtij institucioni, rinumërimi synon garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, në mënyrë që rezultati final të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve.

Të dhënat e numërimit mund të qasen në këtë vegëz.