Xhavit Haliti

Moti sot vranësira dhe ngrica, temperaturat deri -4 gradë

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë ngrica, çka kërkon kujdes të shtuar, sidomos për pjesëmarrësit në trafik.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.