12 persona janë intervistuar në Vushtrri dhe Skënderaj, lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas Policisë, në Vushtrri rasti përfshin shtatë persona të dyshuar, ndërsa në Skënderaj pesë të tjerë, shkruan Gazeta Stop. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të organeve hetimore për të sqaruar rrethanat që lidhen me procesin zgjedhor.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se veprime hetimore, përfshirë arrestime dhe intervistime, janë zhvilluar edhe në komuna të tjera të vendit, në kuadër të hetimeve më të gjera për të njëjtat dyshime.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit në të dyja rastet janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.