Moti me temperatura deri 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, e ka publikuar parashikimin e motit për diten e diel.

Sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15 e deri në 18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.