Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen edhe me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.